28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Anemia e sëmundjeve kronike si një nga simptomat e shpeshta të këtyre sëmundjeve. Ndërveprimi midis inflamacionit dhe metabolizmit të hekurit

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje.Anemia e inflamacionit, e njohur si anemia e sëmundjeve kronike (ACD), është një anemi hipoproliferative që shfaqet në kushtet e proceseve inflamatore, infektive ose neoplazike. Ajo paraqitet kryesisht si normokrome–normocitare dhe në një përqindje më të vogël mikrocitare, me hekur serik të ulët, kapacitet trasportues të reduktuar te hekurit dhe ferritinë normale ose të rritur. ACD përbën një nga format më të shpeshta të anemisë në pacientët e hospitalizuar), te moshat e treta si dhe nje nga simtomat kryesore te semundjeve kronike.
Qëllim.Të jepet një pamje e plotë e fispatogjenez së ACD duke paraqitur ndërveprimin midis përgjigjes imune dhe metabolizmit të hekurit, si dhe rolin rregullator të hepcidinës dhe rrugëve sinjalizuese që kontrollojnë sintezën e saj.
Materiali dhe metoda. U krye një rishikim narrativ i literaturës, me fokus te roli i citokinave inflamatore, riciklimi i hekurit nga makrofagët dhe rrugët sinjalizuese që rregullojnë sintezën e hepcidinës në mëlçi dhe rolin e kesaj te fundit ssi hormonin kryesor qe dirrigjon metabolizmin e hekurit.
Rezultate. Studimet tregojnë se ACD rezulton një “lojë imune” ku citokinat inflamatore, veçanërisht IL-6, aktivizojnë kaskadën JAK–STAT3, duke rritur transkriptimin e hepcidinës. Njëkohësisht, mbingarkesa me hekur stimulon kaskadën BMP–SMAD (Bone Morphogenetic Protein–SMAD), e cila po ashtu nxit sintezën hepatike të hepcidinës. Rritja e hepcidinës çon në degradim e ferroportinës, duke bllokuar eksportin e hekurit nga makrofagët dhe enterocitet, çka rezulton në mungesë funksionale të hekurit. Përveç çrregullimeve në homeostazën e hekurit, vërehen frenim i proliferimit të prekursoreve eritroide, ulje e prodhimit dhe efektivitetit të eritropoetinës dhe reduktim të jetëgjatësisë së eritrociteve.
Konkluzione. ACD është një anemi me patogjenezë komplekse, ku çrregullimi i metabolizmit të hekurit përbën alterimin themelor. Hepcidina përfaqëson elementin molekulare që lidh inflamacionin me homeostazën e hekurit, duke pasur rëndësi thelbësore diagnostike dhe terapeutike.
Fjale Kyce: Anemia e semundjeve kronike (ACD), Hepcidina, Interleukin 6(IL6)

Author

Prof. Alma Barbullushi (Faculteti i Shkencave Mjekesore Teknike/UMT)

Presentation materials

There are no materials yet.