28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Hemograma përtej parametrave tradicionalë: biomarkerët e rinj hematologjikë në diagnostikën e inflamacionit, infeksioneve dhe patologjive malinje

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Si një nga ekzaminimet më të përdorura në praktikën klinike, hemograama ka një rol të rëndësishëm në vlërësimin e gjëndjes së përgjithshme shëndetësore të pacientit.Por përtej parametrave tradicionalë përdorimi i analizatorëve hematologjikë ka mundësuar identifikimin e biomarkerëve dhe indekseve të rinj me potencial të rëndësishëm diagnostik dhe prognostik. Në këtë kontekst, indekset e derivuara nga hemograma, si raporti neutrofile/limfocite (NLR), raporti trombocite/limfocite (PLR) dhe indeksi sistemik i inflamacionit (SII), kanë marrë vëmendje të veçantë në vlerësimin klinik të pacientit. .Qëllimi i këtij studimi është të vlerësojë rëndësinë klinike të biomarkerëve hematologjikë në diagnostikimin , vlerësimin dhe monitorimin e ecurisë së sëmundjeve të ndryshme.
Materiali dhe metodat: Punimi bazohet në një rishikim të literaturës bashkëkohore mbi biomarkerët hematologjikë të derivuar nga hemograma. Janë shqyrtuar studime që analizojnë lidhjen e NLR, PLR dhe SII me përgjigjen inflamatore, aktivitetin e sëmundjeve inflamatore dhe prognozën e patologjive malinje.
Rezultatet: Rishikimi i literaturës vë në dukje se NLR, vlerëson përgjigjen inflamatore ndërsa PLR mund të përdoret për të vlerësuar ndërveprimin ndërmjet sistemit imunitar dhe atij trombocitar. Ndërkohë, SII, integron tre komponentë qelizorë të përgjigjes inflamatore si dhe vlerësimin e inflamacionit sistemik . Duke marrë parasysh se hemograma është një ekzaminim rutinë, I lirë si dhe faktin e evolimit të shpejtë të autoanalizatorëve ,këta indekse mund të ofrojnë informacion për diagnostikim të hershëm, vlerësimin e shkallës së sëmundjes dhe monitorimin e përgjigjes ndaj trajtimit. Por duhet theksuar se NLR, PLR dhe SII përfaqësojnë indekse ndihmëse dhe jo teste diagnostike të pavarura. Vlerat e tyre duhet të interpretohen në kontekstin klinik, duke marrë parasysh moshën, patologjitë shoqëruese, terapitë e administruara dhe variacionet biologjike individuale.
Përfundime: . Evolucioni teknologjik e ka kthyer hemogramën nga një analizë bazë laboratorike në një instrument gjithnjë e më të avancuar diagnostik dhe monitorues.Evolucioni i hemogramës nga një ekzaminim hematologjik tradicional drejt një burimi të pasur biomarkerësh në zhvillimin e diagnostikës laboratorike moderne. Disponueshmëria e tyre, kostoja e ulët dhe llogaritja e thjeshtë i bëjnë mjete premtuese në praktikën klinike, por përdorimi i tyre duhet të mbështetet në interpretimin e integruar laboratorik dhe klinik.

Fjalë kyçe: Hemogramë, NLR, PLR, SII

Author

Co-authors

Altina Xhaferri (FSHMT) Besa Isufaj (UMT) Klodiana Poshi (FSHMT) Xhoana Shosha (Fakulteti i Shkencave Mjekesore)

Presentation materials

There are no materials yet.