28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Trajnimi me Detyra Specifike pas strokut: efekti dhe boshllëku i evidencës për fazën akute – rishikim narrativ.

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Trajnimi me Detyra Specifike pas strokut: efekti dhe boshllëku i evidencës për fazën akute – rishikim narrativ
PhD (C) Merushe Curri
Lektore - Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Fizioterapiste - Njësia Neuro-Vaskulare Stroke / Post-Stroke, QSUT "Nënë Tereza", Tiranë.
Hyrje. Trajnimi me Detyra Specifike (TST), i bazuar në praktikën e përsëritur dhe progresive të detyrave funksionale, rekomandohet nga udhëzuesit ndërkombëtarë pas strokut. Forca muskulare nuk garanton funksionin në aktivitetet e jetës së përditshme, prandaj pacientët me forcë të ruajtur (MRC 4–5) mund të kenë kufizime funksionale.
Qëllimi: Të sintetizohej evidenca për detyrat, efektin dhe popullatat e studiuara në TST, sipas fazës pas strokut dhe forcës muskulare.
Metodat. U krye një rishikim narrativ në PubMed, PEDro dhe Cochrane Library me termat “task-specific training”, “repetitive task training” dhe “stroke”. U përfshinë rishikime sistematike me meta-analizë dhe studime klinike të randomizuara në fazën akute.
Rezultatet. U përfshinë katër rishikime sistematike, tre prej të cilave përmblidhnin 17–33 studime klinike (deri në 1853 pjesëmarrës), dhe dy studime klinike në fazën akute. Detyrat ishin:
• Gjymtyra e sipërme: zgjatja, kapja, zhvendosja, manipulimi dhe lëshimi i objekteve;
• Gjymtyra e poshtme: ulje-ngritja nga karrigia dhe hapat;
• Ecja: ecja në kushte të ndryshme;
• Ekuilibri: zhvendosja e peshës trupore dhe arritja e objekteve, ulur dhe në këmbë.
TST përmirësoi distancën e ecjes (MD 34,8 m; 95% CI 18,2–51,4; cilësi mesatare) dhe funksionin e krahut (SMD 0,25; 95% CI 0,01–0,49; cilësi e ulët). Në katër javët e para pas strokut, TST përmirësoi funksionin e gjymtyrës së sipërme (SMD 0,37; 95% CI 0,05–0,68). Shumica e pjesëmarrësve ishin subakutë ose kronikë. Studimet në fazën akute kishin mostra të vogla (23–64 pjesëmarrës) dhe asnjë rishikim nuk analizoi rezultatet sipas forcës muskulare.
Përfundimi. TST ka efekt të moderuar mbi ecjen dhe më të vogël mbi gjymtyrën e sipërme. Evidenca vjen kryesisht nga pacientë subakutë dhe kronikë, pa stratifikim sipas forcës muskulare. Mungesa e studimeve te pacientët akutë me forcë të ruajtur (MRC 4–5) justifikon studimin doktoral në këtë popullatë.
Fjalë kyçe: stroke; trajnim me detyra specifike; forca muskulare; aktivitete të jetës së përditshme.

Author

Merushe Curri (Lektore-FSHMT/Fizioterapiste-QSUT)

Presentation materials

There are no materials yet.