28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

PRAKTIKAT E KUJDESIT QË PËRMIRËSOJNË ECURINË SHËNDETËSORE TË NEONATIT PREMATUR

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Sfondi: Preterm është lindja para javës së 37 të shtatzënisë dhe është faktor i rëndësisëm në vdekshmërisë në vitet e para të jetës si dhe të komplikacioneve afatgjatë. Mbijetesa dhe problematikat ndryshojnë shumë sipas vendit të lindjes. Ky ndryshim lidhet kryesisht me qasjen në ndërhyrje efektive dhe jo me mungesën e njohurive shkencore.
Qëllimi: Njohja e praktikave më të mira të kujdesit te të porsalindurit që ndikojnë në vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë të neonatit preterm.
Materiali dhe metoda: U rishikua literatura në Cochrane Library dhe PubMed/MEDLINE dhe raporte të OBSH/UNICEF/UN IGME. U përzgjodhën rishikime sistematike, meta-analiza, studime klinike të rastësishme mbi epidemiologjinë, sëmundshmërinë, komplikacionet dhe praktikat e suksesshme të ndërhyrjeve te të porsalindurit prematurë. Për çdo objektiv u rishikuan referencat bazë, dhe ato të pesë viteve të fundit (2021–2026). Kërkimi u bazua në terma si “newborn”, “premature birth”, “mortality”, “morbidity”, “long-term complication”, “successful practices”.
Rezultatet: Në vitin 2024 rreth 2.3 milionë fëmijë vdiqën gjatë periudhës neonatale dhe mortaliteti neonatal global ishte rreth 17.2/1000 lindje të gjalla. Pabarazitë në mbijetesë janë dramatike për <28 javë, ku mbijetesa është >90% në vendet me të ardhura të larta kundrejt rreth 10% në vendet me të ardhura të ulëta. Për kontekstin tonë rekomandohet një program me katër shtylla: kujdes antenatal i synuar, paketë thelbësore neonatale në 24 orët e para, kujdes kangur dhe familje-e-integruar, regjistër kombëtar dhe ndjekje strukturore deri në moshën shkollore, me tregues të matshëm.
Përfundimet: Pjesa më e madhe e vdekjeve është e parandalueshme me paketa ndërhyrjesh të thjeshta, por të zbatuara me cilësi dhe në mënyrë të vazhdueshme. Kujdesi neonatal më i mirë nuk është vetëm teknologji. Shumë nga komplikacionet e prematuritetit janë të parandalueshme ose të menaxhueshme.
Fjalë kyçe: “i porsalindur”, "lindje parakohe" “sëmundshmërinë” “komplikacion afatgjatë” “praktika të suksesshme”.

Author

Prof. Alma Nurçe (Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë)

Co-authors

Prof. Rozeta Shahinaj (SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë) Emirvina Koliçi (Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë) Dr Xhensila Prendushi (Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë) Dr Gentjana Gora (SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë) Enkeleida Kamberi (SUOGJ “Koço Gliozheni” Tirana) Prof. Vjollca Hajro (Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë)

Presentation materials

There are no materials yet.