28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Komplikacionet pas fakoemulsifikimit të kataraktës: incidenca, mekanizmat dhe faktorët e riskut

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Fakoemulsifikimi është trajtimi standard i kataraktës, por mund të shoqërohet me komplikacione korneale, inflamatore, infektive dhe kapsulare. Edema korneale shkaktohet nga dëmtimi i endotelit prej energjisë ultrasonike, turbulencës së lëngjeve dhe traumës mekanike, veçanërisht kur rezerva endoteliale është e reduktuar. Rritja e hershme e presionit intraokular (TIO) lidhet me viskoelastikun e mbetur dhe pengimin inflamator të rrjetës trabekulare; më vonë mund të kontribuojë përgjigjja ndaj kortikosteroideve. Edema makulare pseudofakike lidhet me çrregullimin inflamator të barrierës hemato-retinale. Endoftalmiti ka etiologji infektive, ndërsa opacifikimi i kapsulës posteriore (PCO) rrjedh nga proliferimi i qelizave epiteliale reziduale të kristalinit.
Qëllimi: Të përmblidhen incidenca, mekanizmat patofiziologjikë dhe faktorët e riskut të komplikacioneve pas fakoemulsifikimit.
Materiale dhe metoda: U hartua një rishikim narrativ i literaturës së indeksuar në PubMed dhe rekomandimeve ESCRS, duke u përqendruar në studime me popullata të mëdha dhe në evidencën mbi komplikacionet e hershme e të vonshme.
Rezultate: Në një studim me 81 984 sy, edema makulare pseudofakike u raportua në 1,17% të syve pa faktorë të njohur risku; retinopatia diabetike, uveiti, membrana epiretinale dhe ruptura e kapsulës posteriore shoqëroheshin me rrezik më të lartë. U raportuan 177 raste endoftalmiti (0,023%),PCO u regjistrua në 4,4% pas një viti dhe 19,7% pas tre vitesh.
Përfundime: Komplikacionet pas kirurgjisë së kataraktës kanë mekanizma dhe kohë shfaqjeje të ndryshme. Vlerësimi preoperator i endotelit, kontrolli i faktorëve inflamatorë dhe metabolikë, reduktimi i traumës kirurgjikale dhe monitorimi i orientuar sipas riskut mund të ndihmojnë në diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin e tyre.
Fjalë kyçe: fakoemulsifikim; komplikacione; endoftalmit; edemë; PCO.

Author

Presentation materials

There are no materials yet.