28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Kthimi mbrapsht i plakjes? Iluzion shekullor apo e vertetë potenciale në të ardhmen. Një narracion mbi shkencën aktuale te jetëgjatesise.

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Abstrakti

Hyrje: Përpjekjet humane për të gjetur eliksirin e jetëgjatesisë janë të hershme sa vetë njerëzimi. Megjithatë bazat e forta shkencore janë hedhur vetem dekadat e fundit sidomos në këtë 20-vjeçar ku shkencat biomjekësore po zhvillohen në mënyrë eksponenciale. Ky zhvillim marramendës është bërë i mundur falë teknologjive të jashtëzakonshme mjekësore post-gjenomike, programeve të avancuara të bio-informatikës që sëbashku me inteligjencen artificiale (AI) kanë krijuar një horizont të afërt potencial për të ngadalësuar plakjen dhe të gjitha sëmundjet kronike që shoqërohen me të.

Metodat: Studimi është i tipit narrativ rishikues i literaturës më të fundit në shkencën e jetëgjatësise duke u bazuar në burime të databazave të gjëra dhe të besueshme shkenco-metrike sikurse janë Scopus, Web of Science dhe PubMed dhe duke përzgjedhur artikuj nga revistat me reputacion ndërkombëtar si Nature, Science and Lancet të pesë vjetëve të fundit.

Rezultatet: Disa nga modalitetet dhe strategjitë më premtuese në bazë të rezultateve eksperimentale dhe para-klinike janë: 1) Perdorimi i medikamenteve senolitik dhe senoformik; 2) Trajtimet me qelizat staminale; 3) Riprogramimi parcial epigjenetik; 4) Strategjitë e optimizimit energjitik qelizor si dhe 5) trajtimi i bazuar në futjen direkte të varianteve gjenike të jetëgjatësisë. Shumica e ketyre stategjive gero-protektive dhe rinuese përfshijnë mekanizma molekularë dhe fiziologjik homeostatik të njohura që sjellin rezultate të mirëstudiuara siç është për shembull ulja e inflamacionin kronik rezidual (inflammaging) në procesin e plakjes.

Përfundime: Përdorimi klinik i barnave më premtuese kundër plakjes pret akoma një të ardhme ndoshta jo shumë të largët dhe vetëm disa medikamente janë në fazat e para eksperimentale klinike. Ato pritet të kalojne filtrat e rrepta të fazave klinike të testimit përpara se të miratohen nga FDA dhe agjensitë e tjera të barnave në mbarë boten. Gjithsesi hendeku midis skepticizmit dhe optimizmit midis shkencëtarëve par excellence të fushës është akoma i madh. Zhvillimi i jashtëzakonshëm i nanorobotikës dhe simulimet shkencore me inteligjencën artificiale pritet ta ulin këtë hendek duke mundësuar trajtimet e para te jetëgjatësisë ndoshta edhe brënda një dekade. Deri atëherë, qëndroni gjallë.

Fjalë kyçe: Strategjitë, medikamentet, teknologjitë mjekësore.

Author

Ervin Marku (University of Medicine, Faculty of Medical Technical Sciences)

Presentation materials

There are no materials yet.