28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Dimensionet etike të kujdesit shëndetësor në një popullatë në plakje

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Plakja e popullsisë, rritja e sëmundjeve kronike dhe e multimorbiditetit shoqërohen me një kompleksitet në rritje të nevojave për kujdes, duke vendosur profesionistët shëndetësorë përballë sfidave të reja. Kjo kërkon një qasje të integruar që mbështetet në parimet etike, merr në konsideratë prioritetet e personave të moshuar, synon garantimin e barazisë në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore dhe përmbushjen e përgjegjësisë profesionale.
Qëllimi: Studimi ka për qëllim të evidentojë sfidat etike në kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve të moshuar duke shqyrtuar perceptimet dhe qëndrimet ndaj tyre, faktorët që kushtëzojnë procesin e vendimmarrjes së përbashkët, sigurinë medikamentoze, si dhe rëndësinë e një qasjeje holistike në kujdesin shëndetësor.
Metodologjia: Studimi bazohet në rishikimin e literaturës shkencore, duke u mbështetur në artikuj të publikuar gjatë periudhës 2020-2026, në revista shkencore të indeksuara në PubMed, të cilët trajtojnë sfidat kryesore etike në kujdesin shëndetësor ndaj personave të moshuar.
Rezultatet: Nga shqyrtimi i artikujve të përfshirë u evidentua se pacientët e moshuar me sëmundje kronike përballen me qëndrime stereotipike, paragjykuese dhe diskriminuese për shkak të moshës, si dhe me vështirësi në përfshirjen e tyre në procesin e vendimmarrjes, të cilat lidhen me gjendjen e rënduar shëndetësore, kufizimet njohëse dhe fizike, faktorët familjarë dhe kulturorë, komunikimin me profesionistët shëndetësorë dhe pengesat organizative. Gjithashtu, u evidentuan çështje etike që lidhen me përgjegjësinë profesionale, sigurinë e pacientit dhe autonominë e tij në vendimmarrjen për trajtimin medikamentoz.
Konkluzione: Kujdesi shëndetësor duhet të marrë në konsideratë dimensionet etike, sociale dhe kulturore duke respektuar autonominë e pacientëve, parimet e mirëbërësisë dhe drejtësisë, si dhe nevojat individuale të çdo pacienti. Edukimi i vazhdueshëm i profesionistëve shëndetësorë rrit ndërgjegjësimin dhe reflektimin ndaj paragjykimeve të lidhura me moshën. Gjithashtu përshtatja e shërbimeve shëndetësore me nevojat gjithnjë e më komplekse të një popullate në plakje është e rëndësishme për garantimin e një kujdesi shëndetësor të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Author

Brizida Refatllari (Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike)

Co-authors

Albana Lufi (Spitali Universitar i Traumes, Tirane) Alketa Dervishi (Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike) Floreta Kurti (Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike) Alma Imami (Fakulteti i Shkencave Mjekesore Teknike)

Presentation materials

There are no materials yet.