28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Sfidat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor në menaxhimin e pacientëve të moshuar me patologji kronike

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

ABSTRAKT
Hyrje: Menaxhimi i pacientëve të moshuar me sëmundje kronike konsiderohet një sfidë e rëndësishme e kujdesit shëndetësor bashkëkohor për shkak të kompleksitetit klinik të tyre dhe domosdoshmërisë për ndërhyrje të vazhdueshme dhe të individualizuara. Në këtë kontekst, teknologjia inovative po krijon mundësi të reja për vlerësimin e pacientëve, monitorimin klinik, përmirësimin e cilësisë dhe rezultate pozitive të kujdesit infermieror.
Qëllimi: Studimi analizon impaktin e strategjive inovative me fokus te inteligjenca artificiale, tele-shëndetësia, monitorimi në distancë dhe ndërhyrjet virtuale në praktikën e kujdesit shëndetesor tek pacientët e moshuar.
Metodologjia: Studimi bazohet në rishikimin e literaturës shkencore të publikuar gjatë viteve 2020–2026, në PubMed, Scopus dhe Google Scholar, ku trajtohet integrimi i teknologjisë në menaxhimin e patologjive kronike te personat e moshuar.
Rezultatet: Nga shqyrtimi i literaturës u evidentua se përdorimi i instrumenteve digjitale mund të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, forcimin e aftësive të pacientëve për vetëkujdes dhe aderimin terapeutik. Gjithashtu, monitorimi në distancë lehtëson identifikimin e ndryshimeve në gjendjen klinike, ndërkohë komunikimi virtual dhe ndërhyrjet infermierore të personalizuara, mbështesin edukimin shëndetësor, mirëqenien psikologjike dhe fizike te pacientëve.
Konkluzione: Inovacioni teknologjik përfaqëson një mundësi konkrete për modernizimin e praktikës infermierore dhe për zhvillimin e modeleve më efektive të kujdesit ndaj personave të moshuar me sëmundje kronike. Integrimi i modeleve digjitale duhet të shoqërohet me mbrojtjen e marrëdhënies njerëzore ndërmjet stafit dhe pacientëve, zhvillimin e kompetencave profesionale, edukimin shëndetësor dhe garantimin e sigurisë së informacionit. Teknologjia duhet të mbetet një instrument mbështetës, në funksion të një kujdesi të individualizuar dhe gjithëpërfshirës.
Fjalë kyçe: patologji kronike, kompetenca profesionale, menaxhim infermieror, teleshëndetësi.

Author

Alketa Dervishi (Universiteti i Mjekesise, FSHMT)

Co-authors

Dr Artur Hatija (Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë (QSUT)) Blerina Duka (Urdhri i Infermierit të Shqipërisë) Dr Brizida Refatllari (Universiteti i Mjekesise, FSHMT)

Presentation materials

There are no materials yet.