28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Menopauza Dhe Shëndetin Mendor Në Prespektivën E Moshimit Të Shëndetshëm. Një Studim Sistematik I Literaturës

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Menopauza është një fazë tranzitore e jetës së një gruaje. Ajo shoqërohet me ndryshime hormonale si edhe simptoma multisistemike të cilat mund të kenë një impakt negativ në cilësinë e jetës, proçesin e moshimit të shëndetshëm dhe mirqënien psikologjike të saj.
Qëllimi: ky studimi synon të analizojë literaturën mbi ndikimin që ka menopauza në shëndetin mendor të grave dhe se si ndikojnë faktorë të ndryshëm në këtë periudhë.
Metodologjia: Për këtë studim sistematik janë bërë kërkime në database si Pubmed, Google scholar si edhe në WHO vetëm për vitin 2026. Fjalët e përdorura si: menopauza, shëndeti mendor, grua, rezultuan në 639 studime sistematike të cilat të filtruara sipas qëllimit të studimit plotësuan kushtet vetëm 6 prej tyre. Në këtë studim janë shqyrtuar faktorë të cilët ndikojnë në shëndetin mendor tek gratë në menopauz. Kriteri përfshirës janë gra të cilat janë në menopauz natyrale si edhe studime sistematike dhe review.
Rezultate: në 6 studime që u morën në shqyrtim ku 5 (përfshinë 52 studime longitudinale, cross-sectional, eksploruese dhe të randomizuara) prej tyre ishin studime sistematike dhe 1 review përfshinë një numër popullate prej 19120 gra në menopauz. Në këto studime u analizuan variabla të tillë si: simptoma vazomotore, faktorë psikologjik (depresioni, ankthi), faktorë biologji dhe ato social (cilësia e jetës), të cilat treguan se patën një korrelacion sinjfikant me shëndetin mendor të gruas në menopazu.
Konkluzione: Evidentimi i faktorëve të rriskut dhe nevojave të grave në këtë periudhë kontribuojnë në zhvillimin e strategjive të kujdesit të integruar. Adoptimin e qasjeve multidisiplinare që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e probemeve të përjetuar në menopauz. Rritja e ndërgjegjësimit për gratë në menopauz si edhe tratimi i personalizuar me prespektivë biopsikosociale përmirëson cilësinë e jetës dhe moshimin e shëndetshëm.

Fjalë kyce: grua, menopauz, shëndet mendor, kujdes shëndetësor, studim sistematik

Author

Risida Gjonej (Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Tiranë)

Co-authors

Presentation materials

There are no materials yet.