Description
Hyrje:Diskutimi rreth agjërimit shtrihet përtej një fokusi thjesht ushqyes,prek çështje kyçe si efektiviteti afatgjatë, qëndrueshmëria dhe ndryshueshmëria individuale në përgjigjet metabolike.Rekomandimet e personalizuara për agjërimin me ndërprerje, së bashku me ndërhyrjet ushqyese të përshtatura, po njihen gjithnjë e më shumë si thelbësore.
Objektivi ; Vlerësimi perceptimeve të studentëve,ne FSHMT, në lidhje me përdorimin e agjërimit dhe ndikimii tij në performancën akademike .
Metoda; U krye një studim (cross-sectional) me pjesëmarrjen e 320 studentëve infermierë dhe mami. Të dhënat u mblodhën përmes pyetësorëve të strukturuar, duke përfshirë instrumente të vlerësimit me vetraportim,të cilat analizuan nëpërmjet analizës statistikore përshkruese, përfshirë regresionin linear të shumëfishtë,duke përdorur programin SPSS. Niveli i rëndësisë statistikore u përcaktua në p < 0,05.
Rezultatet: Rezultati kryesor ishte ndryshimi në peshën trupore midis studenteve që përdornin agjërimin për një periudhë kohore të caktuar. Ndryshimet në përbërjen trupore,perimetrin e belit dhe të ijeve.Përdorimi fastingut me ndërprerje, sipas sudentëve ishte ne 70% ,dhe humbja e peshës si pasojë e fastingut rezultoi të ishte me një reduktim prej 6,5 deri në 7,5 kg të vërejtur në periudhën 6 -8 muaj . Rezultatet treguan se përdorimi fasting çoi në reduktime pak më të mëdha afatshkurtra të peshës trupore (-0,90 kg, p = 0,004) dhe masës dhjamore (-1,08 kg, p = 0,0001), ku të dyja këto, ndikuan pozitivisht,në një rritje të lehtë të performancës akademike tek studentet me një rëndësi statistikore (p < 0,05).
Konkluzione;Agjërimi me ndërprerje paraqet nje qasje positive në drejtim të ruajtjes së peshës trupore tek studentët, por pak dihet për qëndrueshmërinë afatgjatë dhe efektet shëndetësore që mund të ketë në vazhdimësi. Studime me kohëzgjatje më të gjatë janë të nevojshme për të kuptuar se si agjërimi mund të kontribuojë në strategji efektive të humbjes së peshës,vecanarisht tek studentët me BMI>25%.Trajtimi i hershëm I mbipeshës dhe obezitetit në rrezik, do të jetë gjithmonë një sfidë , por sfida më e madhe është sot,natyrisht brenda studentëve , profesionistët e ardhshëm të kujdësit shëndëtësor mjekësor.
Fjalë kyçe: agjërim, student,BMI,performancë akademike,