Description
Hyrje: Metformina përbën trajtimin bazë për shumë pacientë me diabet mellitus tip 2(T2D). Studimet e fundit sugjerojnë se përdorimi afatgjatë i metforminës mund të ulë nivelin plazmatik të vitaminës B12. Kjo ka rëndësi të veçantë klinike, pasi mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë manifestime neurologjike dhe hematologjike, të cilat mund të ngatërrohen me komplikacionet kronike të diabetit.
Qëllimi: Të vlerësohen nivelet serike të vitaminës B12 te pacientët me diabet mellitus tip 2 që trajtohen me metforminë, në krahasim me pacientët që nuk marrin metforminë, si dhe të vlerësohet korelacioni mes kohëzgjatjes dhe dozës së mjekimit me nivelet e kësaj vitamine.
Metodologjia : Ky ishte një studim retrospektiv, i kryer në 50 pacientë me diabet mellitus të tipit 2 . Pacientët do të ndahen në dy grupe: grupi i parë përfshin pacientët ( nr 30)që trajtohen me metforminë, ndërsa grupi i dytë pacientët që nuk trajtohen me të (nr 20) Për secilin pacient do të mblidhen të dhëna klinike, kohëzgjatja e diabetit, mjekimi, si dhe rezultatet laboratorike të vitaminës B12,hemogramës dhe HbA1c. Të dhënat do të analizohen për të vlerësuar korelacionin ndërmjet dy grupeve dhe lidhjen mes trajtimit me metforminë dhe niveleve të vitaminës B12.
Rezultatet: Mosha mesatare e populates në studim ishte 59.01 ± 8.90 vjeç. Niveli mesatar i vitaminës B12 në popullatën tonë të studiuar ishte 359 ± 142,7 pg/ml. Ndërsa vlerat e vitaminës B12 në serum në grupin që merrte metforminë ishin 356,9 ± 153,5 pg/ml dhe 471,4 ± 208,6 pg/ml në grupin që nuk merrte metforminë (p < 0,01). Niveli i vitaminës B12 rezultoi i lidhur me kohëzgjatjen dhe dozën e metforminës.Gjjithashtu u vu re një rritje vlerave të MCV në hemograme nga 85.3 ± 1.7 e grupit me metforminë ndaj 81.9 ± 1.4 e grupit pa metforminë (p<0.0001).
Përfundime: Studimi ynë tregoi një korelacion pozitiv mes mungesës së vitaminës B12 dhe dozës e kohëzgjatjes së marrjes së metforminës te pacientët me diabet të tipit 2, gjë që sjell pasoja hematologjike dhe neurologjike. Mungesa e vitaminës B12 ishte e lidhur ndjeshëm me aneminë, makrocitozën dhe neuropatinë diabetike.
Fjalë kyçe: Vitaminë B12, T2D,