28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Roli vendimmarrës i infermierëve në menaxhimin e kujdesit spitalor gjatë pandemisë së COVID-19

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

¹Shërbimi i Kirurgjisë së Përgjithshme, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, Shqipëri
²Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shqipëri

Hyrje: Pandemia e COVID-19 vuri në provë kapacitetet organizative të shërbimeve spitalore dhe evidentoi rëndësinë e lidershipit infermieror në menaxhimin e personelit, komunikimin dhe vendimmarrjen në kushte pasigurie. Qëllimi i studimit ishte të vlerësonte praktikat e lidershipit infermieror në shërbime të ndryshme spitalore dhe lidhjen e tyre me vendimmarrjen, klimën e sigurisë dhe gatishmërinë për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve.
Metodat: U realizua një studim krahasues me metoda të përziera në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Tiranë, gjatë pandemisë. Pyetësorin e strukturuar e plotësuan 180 infermierë nga gjashtë shërbime: Urgjenca, Terapia Intensive, Infektivi, Pneumologjia, Kirurgjia dhe Mjekësia Interne. U vlerësuan komunikimi, delegimi i detyrave, koordinimi, mbështetja e stafit, vendimmarrja nën presion dhe klima e sigurisë. Me 24 pjesëmarrës u zhvilluan intervista gjysmë të strukturuara për përvojat dhe sfidat e menaxhimit të krizës. Analiza sasiore përfshiu testin hi-katror, analizën e variancës dhe regresionin logjistik shumëvariabël; intervistat iu nënshtruan analizës tematike.
Rezultatet: Vlerësime të larta të lidershipit infermieror raportuan 55% e pjesëmarrësve. Vendimmarrja efektive nën presion u raportua më shpesh në Urgjencë dhe Terapi Intensive (78%). Trajnimi formal për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve u shoqërua me shanse më të larta për vendimmarrje efektive (raporti i përshtatur i shanseve=2,40; intervali i besimit 95%: 1,30–4,50; p=0,005) dhe me më pak incidente të raportuara ekspozimi (9% kundrejt 17%; p=0,04). Lidershipi i perceptuar si mbështetës u lidh me siguri psikologjike dhe gatishmëri më të madhe për raportimin e gabimeve. Analiza cilësore identifikoi tri tema kryesore: vendimmarrja e shpejtë me informacion të paplotë, koordinimi në kushte burimesh të kufizuara dhe mbrojtja e stafit përballë shqetësimit moral dhe lodhjes. Këto gjetje evidentuan rëndësinë e komunikimit të qartë, ndarjes së përgjegjësive dhe mbështetjes së ekipit.

Author

Presentation materials

There are no materials yet.