Description
Definicioni: Entesofiti plantar ose spur kalkanear është një çrregullim degjenerativ i zakonshëm i cili zhvillohet në nivelin e thembrës, e cila manifestohet me dhimbje në thembër, dhe kufizim në lëvizje . Trajtimi është konservativ me preparate anti inflamatore jo-steroide (NSAID); injeksione me kortikosteroide; ushtrime dhe terapi manuale për thembrën si dhe terapia me valë goditëse ekstrakorporale (ESWT) ose Shock Wave e cila ka filluar aplikimin në 1990, kur nuk japin efekt terapia konservative , bëhet trajtimi kirurgjikal.
Qëllimi: Efektet e ESWT-së në trajtimin e spur kalkanear si: reduktimin e dhimbjes përmirësimin klinik dhe ndryshimeve radiologjike.
Materiali dhe Metoda: Studim prospektiv. Janë trajtuar 35 pacientë të diagnostikuar me spur kalkanear; mosha e pacientëve 30 deri në 60 vjeç, kur trajtimi konservativ nuk dha efekt. Të gjithë pacientët iu nënshtruan terapisë ESWT një herë në javë, për një periudhë prej 5 javësh, në klinikën e Fizioterapisë në QSUNT. Vlerësuam dhimbjen përmes "Shkallës së modifikuar Rowe" (Modified Rowe Score) para terapisë, në fund të trajtimit, dhe ndryshimet radiologjike para dhe pas trajtimit .Secili pacient mori 2500 impulse me valë goditëse, duke filluar me një intensitet prej 0,05 mJ/mm² (1,8 bar) e duke e rritur atë deri në 0,4 mJ/mm² (4,0 bar).
Rezultatet : Studimi tregoi se dhimbja u përmirësua plotësisht në 23 pacientë , reduktim të dukshëm të dhimbjes në 9 pacient, ndërsa 3 pacientë rezultatet ishin të pakënaqshme .
Examinimi radiologjik pas pesë seancave të ESWT-së, te asnjë nga pacientët nuk u vërejt një reduktim i theksuar i spur kalakanear; por u vu re një zvogëlim i përmasave të tij te 33 pacientë , ndërsa te 2 pacient spuri kalakanear rezultoi i thyer.
Konkluzion: Rezultatet treguan se nuk ka ndonjë lidhje midis rezultateve klinike dhe ndryshimeve radiologjike. Por edhe në mungesë të ndryshimeve radiologjike pacienti ka pwrmirwsim klinik pas terapisë ESWT.
Fjalë kyçe: spur kalkanear; dhimbje; pacient; shock wave; radiografi.