28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

STILI I JETESËS, INFLAMMAGING DHE SARKOPENIA SI FAKTORË NXITËS DHE PARASHIKUES TË PLAKJES BIOLOGJIKE

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Plakja biologjike është multi-faktoriale, karakterizohet nga humbja progresive e rezervave fiziologjike dhe rritja e sëmundshmërisë. Inflamacioni kronik, “steril” i gradës së ulët "INFLAMMAGING" lidh seneshencën qelizore me patologjitë e moshimit. Sarkopenia adresohet gjithnjë e më shumë si pasojë por edhe si faktor përshpejtues i moshimit.
Metodat: Përmbledhje literature nga PubMed, Scopus, Web of Science mbi "Inflammaging", sarkopeninë dhe shënuesit epigjenetikë e funksionalë të plakjes.
Rezultatet: Inflamacioni nxitet nga qelizat senescente, fenotipi sekretues i tyre, keqfunksioni imunitar, disfunksioni mitokondrial, autofagia e dëmtuar dhe disbioza e zorrëve. Rritja e niveleve të IL-6, TNF-α dhe PCR-së parashikojnë brishtësinë, sëmundshmërinë kardiometabolike, uljen e aftësive njohëse dhe vdekshmërinë. Citokinat inflamatore nxisin katabolizmin muskular, rezistencën anabolike dhe rezistencën ndaj insulinës, ndërsa humbja e muskujve zvogëlon sekretimin e miokinës, favorizon adipozitetin visceral, duke krijuar një cikël të mbyllur. Masa e ulët muskulare, forca e kapjes dhe shpejtësia e ecjes parashikojnë në mënyrë të pavarur; paaftësinë, rrëzimet, shtrimin në spital dhe vdekshmërinë. Ndërkohë obeziteti sarkopenik e shton këtë rrezik. Dietat ultra të përpunuara, me shumë sheqer, jeta sedentare, privimi nga gjumi, stresi kronik, pirja e duhanit, marrja e tepërt e alkoolit shoqërohen me ngarkesë më të lartë inflamatore, stres oksidativ, plakje të përshpejtuar epigjenetike dhe humbje të masës muskulare. Dieta mesdhetare, marrja adekuate e proteinave, vitaminës D, acideve yndyrore Omega-3 e mbi të gjitha ushtrimet e rezistencës, shoqërohen me ulje të shënjuesve inflamatorë dhe funksion të ruajtur muskular Studimet më të fundit sugjerojnë se ndërhyrjet e synuara ndaj mikrobiomës mund ta zvogëlojnë më tej inflamacionin sistemik.
Përfundime: Stili i jetesës është rregullatori kryesor që modifikon si inflamacionin dhe sarkopeninë, që bashkw përshpejtojnë dhe parashikojnë plakjen biologjike. Vlerësimi i funksionit muskular dhe biomarkerave inflamatorë duhet të bëhen pjesë integrale e mjekësinë të jetëgjatësisë, sebashku me ushqyerjen e personalizuar, ushtrimet e rezistencës, si dhe menaxhimin e gjumit, stresit dhe mikrobiomës intestinale. Nevojiten studime kontrolli të rastësishme me biomarkera të standardizuar për të përcaktuar protokolle optimale terapeutike.
Fjalë kyçe: inflammaging, sarkopenia, stili i jetesës, plakja biologjike, mjekësia e jetëgjatësisë.
strong text

Author

Co-authors

Prof. Vjollca SHPATA (FM, UMT) Prof. Alma NURÇE (FSHMT, UMT) Dr Albana SHAHINI (FSHMT, UMT) Prof. Ergys RAMOSAÇAJ (FSHMT, UMT)

Presentation materials

There are no materials yet.