Description
Abstrakt
Hyrje Spontaneous Spinal Cerebrospinal Fluid Leak (SSCSFL) është një shkak i rrallë i hipotensionit intrakranial dhe shpesh ngatërrohet me cefalenë post-punksion dural nga anestezia spinale. MRI ka rol kyç në identifikimin e vendndodhjes së rrjedhjes së likuorit dhe trajtimin dhe e saj.
Përshkrimi i rastit Paciente 37-vjeçare, pas tre lindjesh cezarian nën anestezi spinale, shfaqet cefale e fortë katër muaj pas lindjes. Dhimbja nuk përmirësohet me trajtim konservativ. Fillimisht dyshohet për cefale post-punksion dural, por MRI evidentoi grumbullim epidural të lëngut cerebrospinal nga niveli C5 deri në L2, më të theksuar në segmentin Th2–Th4, mbi nivelin e punksionit lumbar, duke përjashtuar lidhjen me anestezinë spinale.
U realizua Epidural Blood Patch në nivelin Th7–Th8 me 20 ml gjak dhe në nivelin L2–L3 me 15 ml gjak. Një javë më vonë pacientja raportoi rikthim të cefalesë me intensitet më të ulët (VAS 4). MRI e kontrollit tregoi persistencë të koleksionit të likuorit në mbi 20% të vëllimit fillestar, ndaj u vendos realizimi i një EBP të dytë në nivelin Th12–L1 me 15 ml gjak, për shkak të rrezikut të mundshëm të hemorragjisë epidurale të sugjeruar nga prania e venave epidurale konfluente dhe tortuoze. Cisternografia me radioizotop, 24 orë pas procedurës së dytë, evidentoi reduktim të koleksionit në më pak se 18% të vëllimit fillestar. Dhimbja u zhduk menjëherë pas procedurës së dytë dhe gjatë një ndjekjeje mbi katër muaj pacientja mbeti plotësisht pa simptoma.
Diskutim Ky rast ilustron se dhimbja e kokës ortostatike pas anestezisë spinale nuk duhet t'i atribuohet automatikisht PDPH-së. MRI-ja vendosi diagnozën e saktë duke demonstruar një rrjedhje larg vendit të shpimit dhe më pas ofroi prova objektive që mbështesin përsëritjen e EBP-së pavarësisht përmirësimit të pjesshëm klinik. Prandaj, imazheria ndikoi si në vendimmarrjen diagnostike ashtu edhe në atë terapeutike.
Përfundime Ky rast demonstron se imazheria është vendimtare jo vetëm për diferencimin e SSCSFL nga cefaleja post-punksion dural, por edhe për udhëheqjen e strategjisë terapeutike dhe monitorimin objektiv të efektivitetit të Epidural Blood Patch.
Fjalë kyçe: Rrjedhje spontane e lëngut cerebrospinal (SSCSFL), Epidural Blood Patch, MRI e shtyllës kurrizore