28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Vlerat e kreatinemisë në moshën adulte përtej qasjeve dikotomike shëndet, sëmundje

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Kreatinemia si tregues laboratorik klasik pasqyron funksionin ose lezionin e veshkës, në ngjarje prerenale, renale ose postrenale.
Qëllimi.: Formësimi për herë të parë i një rrjete relative të përshkallëzuar të vlerave të hasura në literaturë për të vlerësuar në cilat patologji vlerat janë më së shumti të rritura ose shumë të rritura dhe në cilat patologji është hasur rritje ekstreme,dhe cili është rasti i interferencës së spikatur, me qëllim maksimizimin e rolit interpretues dhe validimin e kujdesshëm laboratorik
Materiali dhe Metoda.: I jemi referruar 69 punimeve mbi moshën adulte, të selektuar kryesisht nga platformave prestogjioze si MDPI, Elsevier, Pubmed, NEJM, kryesisht case studies sipas organeve, sistemeve te organeve, sëmundjeve mikrobiale, hemodializës stadeve të sëmundjes renale kronike si dhe insuficiencës renale akute.
Rezultatet.:Shkallëzimi I vlerave të gjetura(mg/dl): kreatinemia dhe sëmundjet restriktive ose obstruktive pulmonare përkatësisht 2.9 dhe 3.6, askaridoza dhe nefritis=3.9; pamjaftueshmëria renale akute dhe meningokoksemia=6.9+/-1.3; sindromi kardiorenal në një rast me malarie=7.1; sindromi i lizës tumorale, insuficience renale akute,kemioterapi,pacient me HIV=9.8, Glomerulonefritis, absces peritoneal, insuficience renale akute=11.15; infeksione virale, hemodializa=11.28; sëmundje renale, hemodializa,shistozomiaza=17.8, Hemorragji gastrointenstinale, VATER syndrome=22, sindroma e uremisë së shprehur përkatësisht=20; 20,7,53,9; rezultat false(+) nga helmimi me nitrometan=61, vlera më e lartë rekord, një 23 vjecar pas një transplanti renal realizuar që në moshën pediatrike=73.8.
Përfundim.: Kjo qasje, që nënkupton fazën postanalitike 3, është një ofertë për mjekësinë innovative ndihmon teknikun në raportim, mjekun e laboratorit në validimin e rezultatit, klinicistin në një interpretim më të shpejtë dhe të saktë të saj, në projeksion me dinamikën e ekzaminimit në dinamikën e kontekstit të vetë pacientit.
Fjalë kyçe: kreatinemia,sëmundjet renale,komorbiditeti, mjekësi innovative, shkallëzimi i vlerave

Author

admir nake (Univeristy of Medicine, Tirana, Albania)

Presentation materials

There are no materials yet.