28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Imunoterapia alergen specifike në parandalimin dhe menaxhimin e astmës: nga induktimi i tolerances tek përfitimi klinik

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Astma alergjike dhe riniti alergjik janë patologji kronike inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes të ndërlidhura ngushtë me njëra tjetrën dhe me një prevalencë gjithnjë e në rritje. Megjithëse trajtimet aktuale përmirësojnë kontrollin e astmës, parandalimi i shfaqjes së saj dhe ndryshimi i ecurisë afatgjatë mbeten sfida klinike. Imunoterapia alergen specifike (ITA), përmes nxitjes së tolerancës imune, përbën aktualisht të vetmin opsion trajtimi të aftë të ndryshojë dekursin natyral të alergjive respiratore dhe ofron efekte aftagjata. Qëllimi i këtij rishikimi është të vlerësojë vendin e ITA-së në parandalimin dhe menaxhimin e astmës alergjike.
Metodat: U realizua një rishikim narrativ i fokusuar i udhëzimeve ndërkombëtare, metaanalizave bashkëkohore dhe studimeve klinike kryesore në databaza si PubMED dhe Medline. Evidenca për imunoterapinë subkutane dhe sublinguale u sintetizua sipas ndikimit në zhvillimin e astmës, kontrollin klinik, nevojën për medikamente, përkeqësimet dhe sigurinë, duke marrë parasysh dallimet ndërmjet grupmoshave dhe preparateve.
Rezultatet: ITA mund të përmirësojë simptomat dhe të zvogëlojë nevojën për medikamente te pacientët me astmë alergjike dhe sensibilizim klinikisht të rëndësishëm. Evidenca më bindëse për uljen e përkeqësimeve lidhet me preparate të standardizuara sublinguale ndaj akarieneve. Imunoterapia luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e astmës në individë me rinit alergjik të formave të moderuara në të rënda dhe merr vlerë të vecantë, veçanërisht në rinitin sezonal në moshat peditrike, duke reduktuar shfaqjen e mëvonshme të astmës dhe përdorimin e medikamenteve. Zbatimi klinik kërkon lidhje të dokumentuar ndërmjet ekspozimit dhe simptomave, përmes testeve diagnostike, vlerësim të kontrollit të astmës, përzgjedhje të preparatit dhe respektim të protokolleve të trajtimit.
Përfundimi: Imunoterapia luan një rol të rëndësishëm si trajtim shtesë i personalizuar në menaxhimin e astmës alergjike, veçanërisht kur bashkëshoqërohet me rinit alergjik. Potenciali për parandalimin e shfaqjes së astmës bronkiale duhet konsideruar në pacientë me risk të rritur për shfaqje të mëvonshme të astmës. Vendimmarrja duhet të mbështetet në përzgjedhjen adekuate të pacientit, evidencën specifike për preparatin, dhe sigurinët.
Fjalë kyçe: imunoterapia alergen specifike; astma alergjike; riniti alergjik; parandalimi; trajtimi i personalizuar.

Author

Julijana Asllani (Allergy Division, University Hospital Center Mother Teresa, Tirana, Albania)

Co-authors

Prof. Etleva Qirko (University of Medicine) Prof. Mehmet Hoxha (Allergy Division, University Hospital Center Mother Teresa, Tirana, Albania)

Presentation materials

There are no materials yet.