28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

ESTROGJENI NË RËNIE, MIKROBIOMA NË NDRYSHIM: NJË PERSPEKTIVË E RE MBI SHËNDETIN UROGJENITAL PAS MENOPAUZËS

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Rritja e jetëgjatësisë dhe plakja e popullsisë e bëjnë shëndetin urogjenital të gruas një çështje gjithnjë e më të rëndësishme të shëndetit publik. Rënia e estrogjenit pas menopauzës shoqërohet me ndryshime në epitelin vaginal, pH-në dhe ekuilibrin e mikrobiomës, duke favorizuar shfaqjen e sindromës gjenitourinare të menopauzës (SGM).
Metoda: U realizua një rishikim narrativ i literaturës shkencore, duke u mbështetur në studime klinike, studime observacionale dhe rishikime sistematike të publikuara në PubMed/MEDLINE. Analiza u fokusua në marrëdhënien ndërmjet niveleve të estrogjenit, përbërjes së mikrobiomës vaginale, simptomave urogjenitale dhe efektivitetit të trajtimeve aktuale.
Rezultate: Studimi SWAN, i publikuar nga Waetjen et al. (2023), me 1,320 gra pas menopauzës, evidentoi lidhje ndërmjet niveleve të estrogjenit, strukturës së mikrobiomës vaginale dhe treguesve të atrofisë vaginale. Rishikimi i Micks et al. (2024) theksoi uljen e dominancës së specieve Lactobacillus dhe rritjen e diversitetit mikrobik pas menopauzës, duke vënë në dukje se përmirësimi i mikrobiomës nuk garanton gjithmonë zhdukjen e simptomave. Gjithashtu, rishikimi sistematik i Danan et al. (2024), që përfshiu 46 studime të randomizuara, evidentoi përfitime të mundshme të estrogjenit vaginal dhe trajtimeve të tjera në menaxhimin e simptomave gjenitourinare.
Përfundime: Evidencat tregojnë se mungesa e estrogjenit ndikon në integritetin e indeve urogjenitale dhe ekuilibrin mikrobik vaginal. Megjithatë, marrëdhënia ndërmjet mikrobiomës dhe simptomave klinike mbetet komplekse. Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i individualizuar janë thelbësorë për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe promovimin e plakjes së shëndetshme.
Fjalë kyçe: Menopauzë; Estrogjen; Mikrobiomë vaginale; Shëndet urogjenital; Plakje.

Author

Edlira Bylykbashi (FSHMT , UNIVERSITETI I MJEKESISE TIRANE)

Presentation materials

There are no materials yet.