28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

KOMPETENCAT DIGJITALE DHE PËRGATITJA AKADEMIKE E STUDENTËVE TË INFERMIERISË DHE MAMISË: STUDIM KRAHASUES NDËRMJET DY INSTITUCIONEVE TË ARSIMIT TË LARTË

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Abstrakt

Hyrje: Transformimi digjital i kujdesit shëndetësor kërkon që profesionistët e ardhshëm të zotërojnë kompetenca për përdorimin e sigurt, efektiv dhe etik të teknologjisë. Përgatitja e studentëve të infermierisë dhe mamisë në këtë drejtim është e rëndësishme për përballimin e sfidave të ardhshme shëndetësore, përfshirë plakjen e popullsisë dhe rritjen e sëmundjeve kronike. Ky studim synon të eksplorojë dhe të krahasojë kompetencat digjitale të vetëvlerësuara, përgatitjen akademike dhe nevojat për trajnim të studentëve në dy institucione të arsimit të lartë.
Metodologjia: Studimi është konceptuar si kërkim eksplorues, ndërseksional dhe krahasues, me përfshirjen e së njëjtës popullatë studentore në të dy institucionet: studentë të Infermierisë së Përgjithshme dhe Mamisë në ciklin Bachelor, si dhe studentë të Masterit Profesional, në Universitetin “Fan S. Noli”, Korçë dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Të dhënat mblidhen nëpërmjet një pyetësori të strukturuar, të administruar online përmes Google Forms. Instrumenti vlerëson gjashtë dimensione të kompetencave digjitale: aftësitë teknike, përdorimin klinik të teknologjisë, sigurinë dhe etikën, menaxhimin dhe vlerësimin e informacionit shëndetësor digjital, të menduarit kritik dhe qëndrimet ndaj teknologjisë. Përfshihen gjithashtu aspekte të përgatitjes akademike dhe nevojave për trajnim. Faza pilot në Korçë përfshiu 16 studentë, ndërsa mbledhja e të dhënave në Tiranë është në vazhdim.
Rezultatet: Në fazën pilot në Korçë, studentët raportuan një mesatare prej 3.09 për përdorimin klinik të teknologjisë dhe 2.97 për menaxhimin dhe vlerësimin e informacionit shëndetësor digjital, në shkallën Likert 1–5. Nevoja për zhvillim të mëtejshëm dhe trajnim rezultoi me mesatare 4.29, duke treguar një perceptim të lartë të nevojës për përgatitje shtesë. Të dhënat nga institucioni i dytë janë në proces mbledhjeje dhe do të përfshihen në analizën krahasuese pas përfundimit të kësaj faze.
Përfundime: Rezultatet paraprake të fazës pilot evidentojnë nevojën për forcimin e përgatitjes digjitale të studentëve, veçanërisht në përdorimin klinik të teknologjisë dhe menaxhimin e informacionit shëndetësor digjital. Krahasimi i të dhënave ndërmjet dy institucioneve pritet të ndihmojë në identifikimin e boshllëqeve në përgatitjen akademike dhe në orientimin e përmbajtjeve praktike të edukimit për shëndetin digjital.

Fjalët kyçe: kompetenca digjitale; studentë të infermierisë; studentë të mamisë; përgatitje akademike; studim krahasues

Author

Ms Emisa Velo (Departamenti i Infermierisë, FSHNH, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë)

Co-author

Prof. Etleva Rustami (Departamenti i Lëndëve Klinike, Infermieristikës së Përgjithshme dhe Infermieristikës në Sëmundjet e Brendëshme, FSHMT, UMT)

Presentation materials

There are no materials yet.