28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Vaksinimi kundër HPV-së në adoleshencë: Rëndësia e informimit dhe edukimit të prindërve

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Abstrakt
Kanceri i qafës së mitrës, pothuajse të gjitha rastet e të cilit janë të lidhura me HPV, është kanceri i katërt më i zakonshëm tek gratë në mbarë botën. Parandalimi i sëmundjeve mbetet një nga sfidat dhe përgjegjësitë më të rëndësishme të shëndetit publik. Në këtë drejtim, informimi dhe ndërgjegjësimi i prindërve për vaksinimin kundër HPV-së përbëjnë një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit të vajzave dhe për të ulur rrezikun e zhvillimit të kancerit të qafës së mitrës.”
Qëllimi: Qëllimi i këtij studimi është vlerësimi i njohurive, përceptimeve, qëndrimeve që kanë prinderit e vajzave të grupmoshës 12-13 vjec mbi HPV-në dhe vaksinen kundër HPV-së, si dhe gatishmërimnë që këto prindër kanë për ti vaksinuar apo jo vajzat e tyre.
Metodologjia: Studimi është cross-secional, deskriptiv. Në studim morën pjesë 102 prindër të zgjedhur rastësisht,. Të dhënat sasiore janë mbledhur me anë të pyetësorit i cili përmban rreth 32 pyetje, në periudhën Shkurt 2025 - Maj 2025.
Rezultatet: Përsa i përket njohurive rreth HPV bie në sy që një pjesë e konsiderueshme, 70% e tyre kishin njohuri të dobëta mbi HPV-në, dhe rrreth 82% kishin njohuri të dobëta mbi lythat gjenitale dhe disa lloje të kancerit që HPV mund të shkaktojë. Pjesa më e madhe 78.9% pohuan se nuk jua kishin bërë vaksinën kundër HPV-së. 77% pohuan se ishin plotësisht dakort që edukimi për vaksinimin kundër HPV-së të bëhet nëpër shkolla kundrejt 23% që mendonin të kundërtën. Pamvarësisht nivelit të dobët të njohurive rreth HPV dhe vaksinimit me HPV, pjesa më e madhe rreth 70.7% e tyre deklaruan se do jua kishin bërë vaksinën HPV vajzave të tyre, duke e parë si një formë mbrojtjeje për shëndetin e fëmijëve të tyre, dhe 29.3% e tyre pohuan se nuk do i vaksinonin.
Konkluzione: Ky studim zbuloi nivel të dobët të njohurive në lidhje me infeksionin HPV dhe vaksinën e tij tek prindërit edhe tek ato me arsim të lartë. Pamvarësisht nivelit të dobët të njohurive, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve pohuan se do i vaksinon vajzat e tyre.
Fjalë kyce: infeksioni HPV, vaksinimi me HPV, njohuritë, qëndrimet, përceptimet, gatishmëri.

Author

Co-authors

Presentation materials

There are no materials yet.