28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Semaglutidi në trajtimin e diabetit mellitus tip 2: Efikasiteti metabolik, përfitimet kardiorenale dhe siguria – Rishikim i literaturës

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Diabeti mellitus tip 2 është një sëmundje metabolike kronike, e shoqëruar me rrezik të shtuar për komplikacione kardiovaskulare dhe renale. Zhvillimi i terapive me agonistë të receptorit GLP-1 ka zgjeruar mundësitë terapeutike, duke integruar kontrollin glicemik me reduktimin e rrezikut të komplikacioneve afatgjata.

Qëllimi: Të shqyrtohet evidenca shkencore mbi efikasitetin dhe sigurinë e semaglutidit te pacientët me diabet mellitus tip 2, duke vlerësuar ndikimin në kontrollin glicemik, peshën trupore dhe rezultatet kardiorenale.

Metodologjia: U realizua një rishikim narrativ i literaturës, i përqendruar në studimet klinike të randomizuara të programit SUSTAIN dhe studimin FLOW. U analizuan rezultatet e publikuara lidhur me ndryshimet e HbA1c, peshën trupore, ngjarjet madhore kardiovaskulare, progresionin e sëmundjes renale dhe profilin e sigurisë.

Rezultatet: Evidenca tregon se semaglutidi siguron përmirësim të rëndësishëm të kontrollit glicemik dhe reduktim të peshës trupore. Në studimin SUSTAIN-7, ulja e HbA1c arriti 1.5–1.8 pikë përqindjeje dhe reduktimi mesatar i peshës 4.6–6.5 kg, sipas dozës së përdorur. SUSTAIN-6 raportoi reduktim relativ prej 26% të rrezikut të ngjarjeve madhore kardiovaskulare, ndërsa FLOW evidentoi reduktim relativ prej 24% të rezultatit të përbërë renal dhe kardiovaskular te pacientët me diabet tip 2 dhe sëmundje kronike renale. Efektet anësore mbizotëruese ishin gastrointestinale. U evidentua gjithashtu nevoja për monitorim të komplikacioneve të retinopatisë diabetike te pacientët e predispozuar.

Përfundime: Semaglutidi përfaqëson një alternativë terapeutike me përfitime shumëdimensionale në diabetin mellitus tip 2. Evidenca mbështet përdorimin e individualizuar të tij, duke marrë parasysh profilin metabolik, rrezikun kardiorenal dhe tolerancën ndaj trajtimit. Nevojiten vlerësime të vazhdueshme të sigurisë dhe efektivitetit afatgjatë në praktikën klinike.

Fjalë kyçe: Semaglutid; Ozempic; Wegovy; diabet mellitus tip 2; GLP-1; kontroll glicemik; mbrojtje kardiorenale.

Author

YLLKA THEMELI (Lecturer at University of Medicine)

Co-author

Presentation materials

There are no materials yet.