Description
Hyrje: Plakja e popullsisë dhe rritja e numrit të personave mbi 65 vjeç, shtojnë nevojën për kujdes të vazhdueshëm, menaxhim të sëmundjeve kronike, rehabilitim dhe mbështetje afatgjatë. Për të moshuarit që jetojnë vetëm, me lëvizshmëri të kufizuar, probleme të shumta shëndetësore, udhëtimi drejt qendrës shëndetësore mund të jetë e vështirë prandaj, Kujdesi Shëndetësor në Banesë(KSHB) merr rëndësi të veçantë, duke afruar shërbimin me individin. Qëllimi: është shqyrtimi i rëndësisë së KSHB për të moshuarit dhe të analizojë nevojën për zhvillimin e tij si pjesë e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri.
Metodologjia: rishikim narrativ të literaturës gjatë periudhës 2021–2025, nga të dhënat: PubMed, Google Scholar, studime kombëtare dhe raporte të OBSH-së.Përdorëm fjalët kyçe:” “të moshuarit”, “kujdesi parësor në banesë”,”shërbimet komunitare” dhe “kujdesi afatgjatë”. 28 artikuj plotësonin kriteret dhe u shqyrtuan për studimin.
Rezultatet: Literaturat theksojnë përshtatjen e KSHB me nevojat individuale të moshuarve(N= 8, modelet e kujdesit në banesë, ekipet ndërdisiplinore dhe përdorimin në rritje të telekujdesit (N=5). Përdorimi i KSHB dhe komunitet ndryshon sipas rajonit dhe karakteristikave individuale (N=4), theksojnë ofrimin dhe aksesin e shërbimit për personat në nevojë. Vlerësimi gjithëpërfshirës geriatrik në banesë u shoqërua me përmirësim të gjendjes funksionale, cilësisë së jetës, uljen e shtrimeve spitalore(N=7). KSHB duhet të përfshijë vlerësimin fizik, psikologjik,funksional, social, hartimin e planit individual dhe ndjekjen e vazhdueshme. Në Shqipëri, ndryshimet demografike, migrimi dhe transformimi i strukturës familjare, e bëjnë këtë shërbim të domosdoshëm(N= 4). Kujdesi nuk duhet të mbështetet vetëm te familjarët, por në shërbimet profesionale, komunitare dhe publike, të koordinuara me kujdesin parësor.
Konkluzionet: KSHB është shërbimi më pranë njerëzve, parandalues dhe i vazhdueshëm. Suksesi i tij matet me numrin e vizitave,dhe me aftësinë për t’i ndihmuar të moshuarit të ruajnë funksionalitetin, dinjitetin dhe pavarësinë, duke lehtësuar barrën e familjarëve.
Rekomandimet: Hartimi i politikave mbështetëse për sfidat aktuale në vend: burimet njerëzore, financimi, mbulimi territorial, standardizimi dhe vazhdimësia.Prioritet mbetet zgjerimi i KSHB përmes ekipeve multidisiplinare, ku infermieri i familjes ka rol të rëndësishëm. Fjalët kyçe: të moshuarit; kujdesi shëndetësor në banesë; kujdesi shëndetësor parësor; kujdesi afatgjatë; infermieria në komunitet;