28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

IDENTIFIKIMI I CENUESHMËRISË KLINIKE TE TË MOSHUARIT ME SLA: ROLI I INFERMIERIT NË KUJDESIN E INDIVIDUALIZUAR

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje: Skleroza Laterale Amiotrofike (SLA) është një sëmundje neurodegjenerative progresive që shkakton humbje të funksionit motorik dhe rritje të varësisë në aktivitetet e jetës së përditshme. Te të moshuarit, sëmundja mund të shoqërohet me sëmundje kronike, rënie të funksioneve fiziologjike dhe nevoja komplekse për kujdes, duke rritur rëndësinë e identifikimit të hershëm të cenueshmërisë klinike dhe funksionale.
Qëllimi: Të shqyrtohet roli i vlerësimit infermieror në identifikimin e hershëm të cenueshmërisë klinike dhe nevojave të paplotësuara për kujdes te të moshuarit me SLA, si dhe implikimet për kujdesin e individualizuar dhe multidisiplinar.
Metodologjia: Ky studim u konceptua si një rishikim narrativ i strukturuar i literaturës, me synim analizimin e evidencave shkencore mbi cenueshmërinë klinike dhe funksionale te të moshuarit me Sklerozë Laterale Amiotrofike (SLA), si dhe identifikimin e ndërhyrjeve infermierore që mbështesin vlerësimin e hershëm, parandalimin e komplikacioneve dhe individualizimin e kujdesit. Kjo metodologji u përzgjodh për të integruar evidenca nga studime me dizajne të ndryshme, udhëzime klinike dhe rishikime shkencore, duke shqyrtuar njëkohësisht dimensionet neurologjike, funksionale, ushqimore, respiratore, psikologjike dhe sociale të kujdesit. Kërkimi i literaturës u orientua drejt identifikimit të publikimeve që trajtojnë menaxhimin klinik të SLA-së, nevojat komplekse të pacientëve të moshuar, vlerësimin e funksionalitetit dhe rolin e infermierisë në kujdesin multidisiplinar.
Rezultatet: Literatura e shqyrtuar evidenton rëndësinë e vlerësimit të koordinuar dhe të përsëritur të simptomave dhe nevojave të pacientëve me SLA. Vlerësimi infermieror mund të kontribuojë në identifikimin e ndryshimeve klinike, dokumentimin e kufizimeve funksionale, edukimin e pacientit dhe familjes dhe koordinimin e referimeve te profesionistët përkatës. Bashkëpunimi multidisiplinar është veçanërisht i rëndësishëm për menaxhimin e disfagisë, rrezikut të kequshqyerjes dhe dehidratimit, problemeve respiratore dhe humbjes së pavarësisë.
Konluzioni: Një qasje infermierore proaktive, e strukturuar dhe e përqendruar te personi mund të ndihmojë në identifikimin në kohë të nevojave dhe në përmirësimin e koordinimit të kujdesit. Nevojiten studime empirike për të vlerësuar efektivitetin e protokolleve të strukturuara të vlerësimit infermieror te të moshuarit me SLA.
Fjalë kyçe: Skleroza Laterale Amiotrofike, të moshuarit, vlerësimi infermieror, pavarësia funksionale, kujdesi multidisiplinar.

Authors

Erind Thartori (University Hospital Center Mother Teresa) Ms Xhulia Marina (American Hospital Tirana) Prof. Zamira Imeraj (Faculty of Technical Medical Sciences)

Presentation materials

There are no materials yet.