28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

PROFILI MIKROBIOLOGJIK DHE NDJESHMËRIA NDAJ ANTIBIOTIKËVE E INFEKSIONEVE POSTOPERATIVE NË KIRURGJINË ENDOSKOPIKE TRANSSFENOIDALE TË HIPOFIZËS NË QSUT

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Abstrakt
Hyrje: Kirurgjia endoskopike transsfenoidale përbën standardin bashkëkohor minimalisht invaziv për trajtimin e patologjive të rajonit selar. Megjithëse redukton traumatizmin e indeve dhe periudhën e hospitalizimit, aksesi përmes kavitetit nazal dhe sinuseve paranasale e ekspozon hapësirën intrakraniale ndaj florës bakteriale endogjene. Përcaktimi i profilit mikrobiologjik dhe ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve është thelbësor për mbikëqyrjen spitalore dhe trajtimin e targetuar të komplikacioneve infektive.
Qëllimi: Analiza e profil mikrobiologjik, spektrit të ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve të izolates bakteriale dhe vlerësimi i faktorëve perioperativë te pacientët që i nënshtrohen kirurgjisë endoskopike transsfenoidale të hipofizës në QSUT.
Metodologjia: U krye një studim klinik observues me një kampion prej 120 pacientësh të operuar me rrugë endoskopike transsfenoidale në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT). U analizuan me hollësi të dhënat demografike, prania e rrjedhjes së lëngut cerebro-spinal (LCR), skemat e profilaksisë antibiotike perioperative, si dhe rezultatet e kulturave mikrobiologjike (LCR, eksudate nazale) bashkë me antibiogramat përkatëse për rastet me komplikacione infektive postoperative.
Rezultatet: Në kampionin prej 120 pacientësh, incidenca e infeksioneve postoperative mbeti me normë mjaft të ulët (SSI 1.67%, meningit 4.16%). Rrjedhja intraoperative dhe postoperative e LCR-së u identifikua si faktori kryesor i rrezikut i lidhur me shfaqjen e infeksioneve. Kultura mikrobiologjike të izoluara zbuluan praninë e florës bakteriale gram-pozitive dhe gram-negative të rrugëve të sipërme respiratore. Antibiogramat treguan shkallë të lartë ndjeshmërie ndaj skemave profilaktike standarde, me raste të izoluara të rezistencës që nënvizojnë rëndësinë e protokolleve strikte të asepsisë (98%) të zbatuara nga ekipi infermieror.
Konkluzionet: Kirurgjia endoskopike transsfenoidale dëshmon siguri të lartë klinike në QSUT. Identifikimi i saktë mikrobiologjik dhe përcaktimi i antibiogramës janë me vlerë klinike për trajtimin e targetuar, ndërsa menaxhimi i rrjedhjeve të LCR-së dhe respektimi i protokolleve sterile mbeten shtyllat kryesore në parandalimin e infeksioneve.
Fjalët kyçe: Profili mikrobiologjik, Antibiograma, Kirurgji endoskopike transsfenoidale, Hipofiza, QSUT.

Author

Presentation materials

There are no materials yet.