28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Melanoma metastatike me përfshirje cerebrale: sfidat terapeutike dhe rëndësia e qasjes multidisiplinare – rishikim i literaturës dhe prezantim rasti klinik

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Description

Hyrje:
Menaxhimi i melanomës metastatike me përfshirje cerebrale ka evoluar ndjeshëm vitet e fundit, falë zhvillimit të imunoterapisë dhe përmirësimit të teknikave të trajtimit lokal. Strategjia terapeutike individualizohet në bazë të karakteristikave të metastazave, simptomave neurologjike, shtrirjes së sëmundjes ekstrakraniale, statusit funksional të pacientit dhe profilit molekular të tumorit. Qasja multidisiplinare është thelbësore për optimizimin e vendimmarrjes terapeutike
Metodat
U krye një rishikim narrativ i literaturës mbi strategjitë bashkëkohore të menaxhimit të melanomës metastatike me përfshirje cerebrale, me fokus në rolin e kirurgjisë, radiokirurgjisë stereotaktike dhe imunoterapisë, si dhe në rëndësinë e vendimmarrjes multidisiplinare. Gjetjet e literaturës u diskutuan në kontekstin e një rasti klinik të një pacienti 63-vjeçar, të diagnostikuar në vitin 2022 me metastaza cerebrale dhe pulmonare, të trajtuar me kirurgji, radiokirurgji stereotaktike dhe imunoterapi(pembrolizumab)
Rezultatet
Pas trajtimit multimodal, imunoterapisë afatgjatë dhe ndjekjes periodike klinike e imazherike, pacienti arriti remision të plotë. Ecuria e favorshme klinike dhe imazherike evidenton rëndësinë e integrimit të trajtimeve lokale dhe sistemike në menaxhimin e kësaj patologjie.
Përfundime
Menaxhimi multidisiplinar mundëson individualizimin e strategjisë terapeutike te pacientët me melanomë metastatike me përfshirje cerebrale. Integrimi i trajtimeve lokale dhe sistemike mund të shoqërohet me rezultate afatgjata të favorshme te pacientët e përzgjedhur. Ky rast nënvizon rëndësinë e koordinimit ndërmjet modaliteteve terapeutike, duke theksuar se të dhënat nga një rast i vetëm nuk mundësojnë përfundime mbi efikasitetin krahasues ose sinergjinë e trajtimeve të përdorura.
Fjalë kyçe: Melanoma metastatike; metastaza cerebrale; radiokirurgji stereotaktike; imunoterapi; pembrolizumab; qasje multidisiplinare

Author

Anastela Mano (Oncologist)

Presentation materials

There are no materials yet.