28 September 2026 to 12 December 2026
Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.
Europe/Tirane timezone
Conference organized by the Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Conference Organizing Commite – Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana

Vlerësimi mikrobiologjik i higjienës në kuzhinat e institucioneve arsimore dhe të kujdesit ditor në Tiranë, janar–shtator 2026

Not scheduled
20m
Conference Hall (Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.)

Conference Hall

Faculty of Technical Medical Sciences, University of Medicine, Tirana.

Tirana

Speaker

Sonila Hamiti (Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Tiranë)

Description

Hyrje: Monitorimi mikrobiologjik i higjienës personale, sipërfaqeve dhe mjeteve të punës ndihmon në identifikimin e mangësive higjieno-sanitare në kuzhinat institucionale dhe orienton përmirësimin e praktikave të pastrimit e dezinfektimit. Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i gjendjes së higjienës në kuzhinat e institucioneve arsimore dhe të kujdesit ditor në Tiranë të monitoruara gjatë periudhës janar–shtator 2026, përmes shpeshtësisë së rezultateve mikrobiologjike pozitive.
Metodat: U realizua një studim vëzhgues, përshkrues, retrospektiv, bazuar në të dhënat e monitorimit higjieno-sanitar dhe rezultatet laboratorike të regjistruara në një bazë elektronike. U analizuan 59 kampione të higjienës personale dhe 113 kampione të sipërfaqeve dhe mjeteve të punës. Si komponent plotësues u shqyrtuan 65 kampione uji. Rezultatet u grupuan sipas kategorisë së kampionit dhe u paraqitën me frekuenca absolute dhe përqindje. Kampionet e ujit u klasifikuan pozitive kur kishin të paktën një tregues mikrobiologjik pozitiv.
Rezultatet: Në higjienën personale, 23 nga 59 kampione rezultuan pozitive (39,0%) dhe 36 negative (61,0%). Në sipërfaqet dhe mjetet e punës, 43 nga 113 kampione rezultuan pozitive (38,1%) dhe 70 negative (61,9%). Në ujë, 6 nga 65 kampione kishin të paktën një tregues pozitiv (9,2%). Pozitiviteti i regjistruar ishte më i shpeshtë në higjienën personale dhe në sipërfaqet e mjetet e punës sesa në kampionet e ujit.
Përfundime: Gjetjet evidentojnë mangësi të higjienës në një pjesë të kampioneve të analizuara dhe mbështesin nevojën për përmirësimin e praktikave të pastrimit e dezinfektimit. Rekomandohen trajnimi i personelit, kontrolli i përdorimit të dezinfektantëve dhe monitorimi mikrobiologjik pas masave korrigjuese. Të dhënat nuk përcaktojnë shkakun e pozitivitetit apo cilësinë e produkteve dezinfektuese. Përfundimet i referohen kampioneve të analizuara në institucionet e monitoruara.
Fjalë kyçe: monitorim higjieno-sanitar; higjiena personale; kuzhina institucionale; pastrim; dezinfektim.

Author

Sonila Hamiti (Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Tiranë)

Presentation materials

There are no materials yet.